Pasaniku nga India zbulon maskën e veçantë nga ari

Advertisment

Një qytetar i pasur nga India ka paguar 4000 dollarë për një maskë të artë të fytyrës për t’u mbrojtur nga koronavirusi, njofton agjencia AFP.

Maska peshon 60 gramë dhe i është dashur punëtorëve tetë ditë për ta bërë atë, ka njoftuar biznesmeni Shankar Kurhade, nga qyteti perëndimor i Indisë, Pune.

Reklame

“Është maskë e hollë dhe ka pore të vogla që të ndihmojnë të marrësh frymë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e efikase për të më mbrojtur nga koronavirusi, por po e vë si masë parandaluese”, ka thënë Shankar.