Pasaporta e Rona Nishliut fsheh gjëra që kurrë nuk u thanë

Advertisment

Rona Nishliu lindi në Mitrovicë, ku jetoi deri në moshen 13 vjeçare, e pastaj u shpërngul për në Prishtinë.

Kariera e saj muzikore filloi në vitin 2004, ku mori pjesë në “Ethet e së premtës” dhe arriti deri tek top 10-shja e këti shoë talentësh.

Reklame

Ajo, po ashtu ishte fituese e çmimeve të ndryshme në festivalet “Top Fest”,”Kënga Magjike”,”Polifest”,etj. Rona më pas realizoi disa kengë, që janë: “Të lashë”, ”Shenja”, ”Eja”, ”Veriu”, ”A ka arsy’’ në bashkpunim me –Bim Bimen dhe “Shko pastro pas saj”.

Suksesi më i madh i Rona Nishliut është çmimi i interpretimit si dhe vendi i parë në “Festivalin e Kenges në Radio Televizionin Shqiptar” me këngën “Suus”, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në “Eurovision 2012″. ” Ajo, konsiderohet si fenomeni shqiptarë në ‘’Eurovision’’ pasi që në natën finale e zuri vendin e 5-stë, nje rekord që Shqipëria nuk po mund ta thyej më, shkruan “Kosovarja”.

Më poshtë, pasaporta e këngëtares, që zbulon të pa thëna rreth saj.

PASAPORTA:

-Gjatësia: 1.65m

-Ngjyra e syve: Ngjyrë lajthie

-Ngjyra e flokëve: Gështenjë (artificiale bakër)

-Këngëtaret e preferuara: Rachel Farrell, Ella Fitzgerald, Nina Simon.

-Filmi i preferuar: “Requiem for a dream”

-Aktori/ja i/e preferuar: Julia Roberts, Jean Reno, Al Pacino

-Pija e preferuar: Kafja

-Ngjyra e preferuar: E zeza

-Talenti sekret: Poezia dhe kompozimi

-Hobi: Puna në radio

-Moto e jetës: Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë

-Stili i veshjes: Gjërat që më bëjnë të ndihem mirë në to.