Pasi iu publikun bisedat telefonike me burrin e martuar, Morena bën reagimin e papritur

Advertisment

Ditë më parë Morenës ia janë publikuar disa audio-incizime, ku dëgjohen bisedat me të dashurin e saj.

Nga bisedat kuptohet se ai ishte një burrë i martuar dhe kishe fëmijë, shkruan ORAinfo. Të shara, fyerje e kërcime të shumta, ishin ato ҫfarë mund të dëgjoheshin në këto audio-incizime.

Reklame

Në një moment, Morena shkon aq larg sa kërcënon se do t’ia marrë vetës jetën dhe do t’ia hedh fajin personit në fjalë, shkruan ORAinfo.Duket se ishte vetura Bentley, fillimi i këtyre telasheve për Morenën.

Megjithatë, Morena në rrjetet sociale, shfaqet sikur asgjë nuk ka ndodhur, e nuk është deklaruar për publikim e bisedave.

Madje sot ajo ka bërë një postim që drejtpërdrejt nuk lidhet me situatën aktuale të modeles në fjalë.

Postimi i saj i fundit i është kushtuar nënës së saj të ndjerë.

“Nëna e përqafoj vajzën dhe i tha: Kur të duan 1000 veta, unë jam e para prej tyre, kur të do vetëm 1 ajo jam unë, e kur nuk të do asnjë, dije se unë vërtetë kam vdekur”- ka shkruar Morena.

Mbase kjo ishte mënyra e Morenës për të shprehur mërzinë nga situata e vështirë që po kalon./ORAinfo/