Pasi u përzu nga BIK-u, hoxha i njohur kosovar regjistrohet si rast social

Advertisment

Hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi ka publikuar një dokument që titullohet “Vërtetim” në të cilin ndan me miqtë e tij dhe publikun e gjerë gjendjen ekonomike personale për të marrë social nga shteti.

Nga dokumenti në fjalë shihet se z.Gashi – që u përjashtua nga BIK-u për shkak të bindjeve të tij se pranonte teorinë e evolucionit – nuk ka as pasuri nga familja, as të holla nga qiraja, nga punimi i tokës bujqësore, marrëdhënia e punës, biznesi apo të tjera.

Reklame

Ky lloj vërtetimi mbi gjendjen ekonomike do t’i shërbejë atij “Për rregullimin e socialit”, percjell Fakte.

Gashi menjëherë pas përjashtimit që i kishte bërë BIK-u ishte regjistruar si i papunë.