Pasuria e shfrenuar e princit të Arabisë Saudite!

Advertisment

Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, anëtari i familjes mbretërore saudite ka një jetë mjaft të shfrenuar!

Ualed bin Talali, është një pjesëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i pasuruar kryesisht falë talentit të tij dhe pa ndonjë pasuri të madhe të trashëguar. Ai ka njëherazi nënshtetësinë Arabe dhe libaneze.

Reklame

Babai i tij, Princi Talal ishte djali i Ibn Saudit, mbretit dhe themeluesit të Arabisë Saudite moderne dhe Ministër i Financave në vitet ’60-të. Më pas ai u konfliktua me familjarët e tij në oborr dhe u detyrua të arratiset. Mamaja ishte vajza e Riad Al Sohl, Kryeministrit të parë të Libanit të pavarur.