Pavarësisht vaksinimit, epidemiologët paralajmërojnë për dy masa kufizuese që mund të zgjasin disa vite

Maskat dhe distancimi social kundër covid mund të zgjasin edhe për disa vite, derisa bota t’i rikthehet normalitetit

Paralajmërimi është bërë nga kryeepidemiologia e Shëndetit Publik në Angli, Mary Ramsay.

Sipas saj, dy nga masat që u aplikuan në të gjitha vendet e botës prej fillimit të pandemisë së Covid-19, mund të vazhdojnë të aplikohen deri sa të gjitha shtetet të vaksinojnë pjesën më të madhe të pupullsisë, raporton BBC.

“Njerëzit janë mësuar me këto kufizime dhe tani mund të jetojnë me to, edhe ekonomia mund të vazhdojë të funksionojë me këto pak kufizime. Kështu që mendoj se edhe për disa vjet, të paktën deri sa vendet e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne dhe numrat e infektimeve të kenë rënë, të mund të kthehemi gradualisht në situatën normale”, ka deklaruar epidemiologia Ramsay.

Ajo tha se “njerëzit janë mësuar me këto kufizime minimale dhe mund të jetojnë me to, dhe ekonomia mund të vazhdojë ende”.

“Kështu që unë mendoj se sigurisht për disa vjet, të paktën derisa pjesët e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne, dhe numrat të kenë rënë kudo, duhet të aplikohen këto dy masa “, shtoi ajo./Gazeta SHQIP