Pazarxhinjtë kërkojnë ndihmë nga Qeveria, ‘paguajmë tezga dhe për çfarë tash t’i paguajmë’

Advertisment

Paguajmë tezga dhe për çfarë tash t’i paguajmë. Ku është populli? A po hynë dikush në Pazar? Kur nuk ka punë, si do t’i paguajmë. Këtu si pështyjnë, si bëjnë… më mirë mos të tregoj zemër”, tha një shitëse.

Sigma Doors
Kjo është një shitëse e cila tregon për gjendjen e vështirë që e ka kapluar tregun e Bit Pazarit që kur u paraqit koronavirusi. Ankohet se nuk ka fare myshteri, e kërkon Qeveria t’u ndihmojë me pagesën e qirasë së tezgave.

Reklame

“Ka 10 – 15 ditë që është kështu. Edhe me maskë të qëndrosh, njëjtë të bie”, pohoi shitësja.

Krahas maskës, për t’u mbrojtur po përdor edhe ujë dezinfektues.

“Ja ujin, i laj duart dhe aq”, deklaroi shitësja.

Se nuk kanë klient, u ankua edhe një shitës tjetër.

“Vazhdimisht është kështu. Por që 10 vitet e fundit është kështu. Papunësi e madhe. Por momentalisht është ndalë krejt”, tha shitësi.

TV 21: Pse po ndodh kjo?

“Njerëzit kanë ikur jashtë edhe koronavirus a ku ta di si është. Tash më u ndal e gjitha”, theksoi shitësi.

E një blerës kërkoi nga Qeveria t’u ndihmojë pazarxhinvje, e jo vetëm t’i bllokojë ata.

“Qeverisë t’i bëhet apel. Të shkosh te Qeveria atje, me ua bë kushtet e mira këtij populli. Pastërtinë me ua bë në nivelin e duhur, e jo t’i bllojkojnë njerëzit, mos të shesin, me i frikësu njerëzit mos të vijnë të blejnë asgjë”, tha një blerës.

Ndihmë nga Qeveria kanë kërkuar edhe bizneset. Oda e Biznesit ka kërkuar që edhe në shtetin tonë të zbatohet plani italian, me të cilin kompanitë janë liruar nga pagesa e tatimit gjatë kësaj periudhe.

E kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se në buxhet ka mjete, por ende po bëhen analizat që të vendoset si t’u dilet në ndihmë bizneseve.