Advertisment
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, thotë se kryeministri në detyrë, Albin kurti, ka përçarë diasporën shqiptare.
Përmes një reagimi në profilin e tij, Bytyçi ka thënë se Mali i Zi me një popullsi tri herë më të vogël se Kosova ka grumbulluar më shumë se 6 milionë euro nga diaspora.
Reklame
Derisa Bytyçi thotë se Kosova deri tani nga diaspora ka grumbulluar vetëm 400 mijë euro.
“Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar”, ka shkruar Bytyçi.