PDSH dënon s ulmin ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Anti-Bixhoz

Incidenti i pahijshëm në Tetovë, konkretisht sulmi fizik ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Anti-Bixhoz është një akt i pahijshëm që PDSH e dënon duke e marrë për bazë, aktin e dhunshëm, lirinë e shprehjes por edhe natyrën paqësore të aktiviteteve të kësaj Lëvizjeje.

Është jetike që liria e të shprehurit të mbrohet, promovohet dhe realizohet e njerëzit të mos kenë frikë për t’i thënë opinionet e tyre në publik. Prandaj, ne qëndrojmë pas kësaj ideje që zhvillon shoqërinë dhe mundëson liritë individuale të njeriut të cilat i garantohen edhe me ligj dhe dënojmë çdo akt në kundërshtim me këtë.

Reklame

Shërbimi për Informim, PDSH