PDSH: E mira e kësaj pandemie është mbyllja e kazinove

Advertisment

Populli thotë se çdo e keqe ka edhe një të mirë. E mira e kësaj pandemie është se u bë shkasë që të mbyllen bastoret sportive dhe kazinotë.

Nëse me pak fjalë do të mund ta përkufizonim se me çka identifikohet regjimi i BDI-së në këta dy dekada, padyshim që ndër të “arriturat” e tyre të para do të ishte: hapja e qindra bastoreve dhe kazinove në vendbanimet me popullatë shqiptare.

Reklame

Koalicionimi qeveritar BDI – ASH apo ndarja e pushtetit lokal në mes tyre u bë shkas që më shumë të hapeshin kazinotë. Kjo si pasojë e dobësimit të opozitës shqiptare.

Rinia shqiptare, e që thuajse e gjitha është e papunë, është viktima kryesore e këtij fenomeni negativ të shoqërisë sonë. Koha ka dëshmuar se regjimit të BDI-së i nevojitet një rini shqiptare e dëgjueshme dhe lehtësisht e manipulueshme. Me atë lloj rinie ata tentojnë të mbajnë pushtetin. Në fillim e morën pushtetin me dhunë, duke manipuluar rinin në emër të nacionalizmit dhe tani tentojnë të mbajnë pushtetin duke i sëmurë shumë prej tyre në aspektin psikik. Një rini e papunë dhe e zhytur në sëmundjen e bixhozit është mjeti që ata e përdorin për mbajtjen e pushtetit. Edhe ata pak të rinjë që i kanë punësuar, nuk i lejojnë që të shkojnë në punë. Të rinjëve ndoshta nuk u lejojnë të profesionalizohen në vendet e punës, me qëllim që ata të kenë më shumë kohë që të sillen rreth bastoreve sportive dhe kazinove.

Varësia nga bixhozi është sëmundje thuajse e pashërueshme. Dalja në skenë e fenomenit kriminal të fajdeve [kamatashëve], rritja e rasteve të vjedhjes, dhuna familjare, rritja drastike e rasteve të depresionit, fukarallëku i skajshëm dhe shumë fenomene të tjera negative sot e kanë burimin kryesorë te kumari [bixhozi].

BDI është shprehur para zgjedhjeve se do t’i mbyllë kazinot, mirëpo në të njejtën kohë arsyetohet se do të humben shumë vende pune, se shumë qiramarrës do të mbeten pa të ardhura dhe se do të dëmtohet buxheti i shtetit si pasoj e ndërprerjes së të ardhurave tatimore nga industria e bixhozit.

Ne u themi përsëri – mos u besoni se u gënjejnë. Për ta hequr këtë të keqe që e kemi sot si shoqëri, së pari duhet t’i rrëzojmë prej pushteti ata që na sollën në këtë gjendje.

Frymzim Dauti – Nënkryetar i PDSH-së