PDSH lëshoi takimin e liderëve, ja për çfarë arsyje

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, ish deputeti Orhan Ibrahimi lëshoi takimin në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ku po diskutohet shtyrja eventuale e zgjedhjeve të parakohshme të 12 prilli si pasojë e pandemisë me virusin korona.

Ibrahimi në dalje prej Vilës Vodno shprehu revoltën e formatit të takimit, ku po marrin pjesë 5 parti shqiptare dhe 2 maqedonase.

Sipas tij VMROja dhe LSDMja janë dakorduar për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se partitë shqiptare janë të ftuara si dekor në takim.