PDSH në bisedime me RDK në e Vesel Memedit për koalicion parazgjedhorë

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare, sot ka zgjedhur sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e shtabit zgjedhorë. Në poztin e sekretarit është emëruar Sali Ajdini.

E pas vendimeve të kryesisë foli edhe njëri nga nënkryetarët e partisë.

Reklame

“Krahas shefit Sali Ajdini, për anëtarë të shtabit zgjedhor janë zgjedhur Luan Tresi, Bilall Ibishi, Rametulla Kuçi, Driton Ibishi, Musadik Bekiqir dhe Fatmire Isaku”, theksoi pas takimit Isaku.

E kur flitet për koalicionet parazgjedhore, më herët TV21 informoi për atë që konfirmuan nga PDSH-ja se janë në bisedime me Vesel Memedin e RDK-së për një koalicion parazgjedhorë dhe se e hedhin poshtë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen BESA.