PDSH-në nuk e ndal as “koronavirusi”, mban tubim në Studeniçan!

PDSH ka vazhduar me aktivitete para fushatës së zgjedhjeve, ku kryetari i kësaj partie bashkë me kryesinë partiake do të qëndrojë në Studeniçan të Shkupit.

Ky tubim është thirrur edhe pse Qeveria ka rekomanduar që të anulohen tubimet publike. Sipas njoftimit të kësaj partie, tubimi është caktuar për të shtunën në mbrëmje në Studeniçan, ku pritet të shpalosen edhe të arriturat e kreut të kësaj komune, Azem Sadiki.

Reklame

Në kuadër të këtij tubimi, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të flas lidhur me zhvillimet politike dhe ofertën programore për zgjedhjet e 12 prillit. PDSH ka vazhduar me tubime intensive gjatë javëve të fundit, duke takuar strukturat partiake në disa vendbanime. Kjo parti deri tani do të shkojë e vetme në zgjedhje, edhe pse nuk përjashtohet një koalicionim me RDK. (INA)