PDSH nesër mban konventë në Tetovë, prezantohen kandidatët për deputet në të gjitha njësitë

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare PDSH, ka vendosur që nesër të mbajë konventë. Në këtë event, Partia Demokratike Shqiptare pritet të propozojë kandidatët për deputet.

‘Kishim mbledhje të Kryesisë Qendrore në të cilën diskutuam konventën e partisë e cila do të zhvillohet nesër. Në debatin të cilin e zhvilluam në kuadër të kryesisë, në të cilin morën pjesë edhe krerët e degëve të partive u vendos që konventa të mbahet në Tetovë’, deklaroi zëdhënësi i PDSH së, Driton Ibrahimi.