PDSH përmbylli kampanjën në Tetovë

Advertisment

Tani më kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore Partia Demokratike Shqiptare realizon takimet e fundit me qytetarët.

Në këtë fushatë me slloganin “Vjen Vera Ka Dera” PDSH ka kërkuar votën e qytetarëve duke u premtuar se do të sjellin ndryshimin e madh për Shqiptarët në Republiken e Maqedonisë së Veriut.

Reklame

PDSH sonte në Tetovë, para selisë së saj në “Sheshi ILIRIA” në ora 20:00 mbajti edhe tubimin përmbyllës për këto zgjedhje, ku me ç’rast kryetari i kësaj partie Menduh Thaci ju drejtua qytetarëve të Tetovës.