PDSH qeveria tu përmbahet masave ekonomike, qytetarët të jenë më të kujdesshëm me harxhimet

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se masat që qeveria ka marrë në lidhje me çështjet konike janë të duhura dhe vlerëson se kamatat dhe kreditë duhet të shtyhen në afat prej tre muajve ose të ulet norma e interesit për kreditë e mara.

Sipas PDSH edhe çmimet duhet të kontrollohen në vazhdimësi të produktet elementare duke bërë apel që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm me harxhimet e panevojshme.

Reklame

“Mendojmë që politika monetare që ushtrohet në mënyrë të pavarur nga banka qendrore , por e koordinuar nga qeveria në raste të jashtëzakonshme mund të veproj në mes të ekuilibrit të targetuar mes likuiditetit në sektorin privat dhe sektorin publik ku veprim i bankës monetare duhet të ushtrohet nga banka qendrore dhe duhet të veproj në dimension të ristrukturimit të kredive të qytetarëve dhe bizneseve qoftë përmes uljes së normës së kamatave qoftë përmes akordimit për një aftë prej tre muajve për kredi të ristrukturuar apo prolongimit të kredive aktuale për qa kohë sa do të zgjasë gjendja e jashtë zakonshme”, deklaroi Bardhyl Dauti – nënkryetar i PDSH-së.