PDSH zgjodhi shtabin për zgjedhjet, Thaçi flet për koalicionet

Shtabin zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) do ta udhëheqë sekretari i përgjithshëm Sali Ajdini. Ky ishte vendimi i partisë që u mor sot në Tetovë ku u mbajt takimi i rregullit i kryesisë qendrore në përbërje të zgjeruar me kryetarë të degëve.

“Krahas shefit Sali Ajdini, për anëtarë të shtabit zgjedhor janë zgjedhur Luan Tresi, Bilall Ibishi, Rametulla Kuçi, Driton Ibishi, Musadik Bekiqir dhe Fatmire Isaku”, theksoi pas takimit Isaku, i cili njëherit ka njërin nga funksionet e nënkryetarëve.

Reklame

Para fillimit të takimit lideri i partisë Mendu Thaçi në brifing me gazetarët theksoi se për koalicione parazgjedhore bisedohet vetëm me Vesel Memedin e RDK-së. Sipas Thaçit nuk ka dialog me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, dhe nuk pret për shkak të dallimeve të mëdha midis partive.