PDSH zyrtarizon emrat e kandidatëve për deputetë (VIDEO)

Advertisment

PDSH në Konventën e saj ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Kjo parti konkurron në katër njësi zgjedhore: njësitë një, dy, tre, pesë dhe gjashtë, përcjell INA.

Në njësinë e parë zgjedhore kandidatë janë Nimetulla Demiri nga komuna e Studenicanit. Në njësinë e dytë zgjedhore është nënkryetari i kësaj partie Orhan Ibrahimi. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë Sami Rushidi, zvdrejtori aktual i Agjencisë për investime të huaja.

Reklame

Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Vasfi Doko. Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë kreu i PDSHsë, Menduh Thaçi dhe pas tij Fatmire Isaku, Zemri Hasani, Arben Demiri, Frymzim Dauti, etj.(INA)