PDSHja tregon se a do të bashkëpunoj me partitë shqiptare

Advertisment

Partia Demokratike Shqiptare  në mbledhjen e Kryesisë Qendror që dje u mbajt në Tetovë zgjodhi organet e reja partiake si dhe kryetarët e këtyre organeve.

Janë formuar tetë reparte dhe 22 komisione, dhe me këtë përfundon organizimi partiak për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

Reklame

Në pyetje të gazetarëve rreth koalicioneve parazgjedhore, nënkryetarja Fatmire Isaku para gazetarëve theksoi se partia mban ende qëndrimin e kryetarit të saj, Meduh Thaçi i cili në dhjetor tha se me partitë tjera nga blloku shqiptar nuk ka bazë për bashkëpunim.

Për momentin s’kemi ndonjë ofertë serioze, do të shohim gjatë ditëve të ardhshme, tha Fatmire Isaku.