Pendarovski: Ballkani është rajon i njohur për Biden-in

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski nuk ka dashur të komentojë ngjarjet e fundit në Uashington.

Pendarovski në një intervistë për MIA thotë se për vendin është me rëndësi që të ketë bashkëpunim më të thellë me administratën e re amerikane, duke shtuar se përparësi në këtë rast është se presidenti i zgjedhur Joe Biden është njeri që njeh mirë rajonin e Ballkanit, transmeton Alsat.