Pendarovski bisedon me Erdoganin: Faleminderit Turqi!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar një bisedë telefonike me presidentitn turk, Rexhep taip Erdogan. Siç njoftoi kabineti i Pendaraovskit, presidenti maqedonas e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën që dje ia dërgoi Turqia Maqedonisë për përballjen e epidemisë COVID 19.

Në këtë bisedë, Pendarovski ka theksuar se miqt e vërtetë shihen në momente të vështira. Ai poashtu ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka ofruar Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.