Pendarovski: Bullgaria po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

Pas takimit të presidentit bullgar Rumen Radev me shefat e shërbimeve të sigurisë “që të merren me kohë masa për mbrojtje adekuate të drejtave të qytetarëve bullgarë jashtë vendit, kur ata sul mohen vetëm për shkak të përkatësisë etnike”, kanë reaguar nga kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Siç transmeton gazeta Lajm, Pendarovski vlerëson se është përfundimisht e pazakonshme dhe jashtë procedurave të Aleancës që presidenti i një vendi anëtar i NATO-s t’i thërrasë shërbimet e sigurisë të reagojnë për gjoja shkelje të drejtave të qytetarëve në vend tjetër të NATO-s.

“Përfundimisht e pazakonshme dhe gjithsesi jashtë procedurave të brendshme të Aleancës ëshët që presidenti i një vendi anëtar i NATO-s t’i thërrasë shërbimet e sigurisë të reagojnë për gjoja shkelje të drejtave të qytetarëve në vend tjetër të NATO-s.

Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin e politikës ndërkombëtare për mospërzierje në punët e brendshme të një vendi tjetër”, thuhet në reagim, shkruan sdk.mk.

 

Nga Kabineti i Pendarovskit sqarojnë se deri në këtë moment, presidenti nuk ka pranuar asnjë informatë nga institucionet kompetente për shkelje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, vetëm për shkak të përcaktimit etnik.

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE ne me vite jemi nën mbikëqyrje të rregullt të Brukselit, por, as në raportin e fundit për avancimin të BE-së nuk janë regjistruar raste të tilla”, thonë nga Kabineti i shefit të shtetit.

Ndryshe, shkak për takimin e presidentit bullgar me shërbimet e sigurisë, ka qenë letra e pranuar në kabinetin presidencial nga Qendra për kulturë “Ivan Mihaillov”-Manastir, si dhe sinjalet “e bashkëkombësve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për lëndime të shpeshta të drejtave të tyre vetëm për shkak të faktik se identifikohen si bullgarë etnikë”, kanë thënë nga kabineti i presidentit Radev.