Pendarovski: Edhe pse shumë sfida, më në fund ia arritëm qëllimit

Advertisment

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ka thënë se vendi ka kaluar nëpër shumë kriza politike, por ka shtuar se përcaktimet për NATO dhe BE, nuk kanë ndryshuar, raporton SHENJA.

“Qytetarët mbështesin këtë proces. Bëhet fjalë për aleancë të shteteve të ndryshme për siguri dhe mbrojtje, terrorizmit ndërkombëtar. Me anëtarësim e plotë rriten përgjegjësitë tonë dhe të drejtë të barabartë për votë. Anëtarësimi nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet e thella politike që kanë ndodhur viteve të fundit.

Reklame

Vendimi i sotëm për ratifikim është shumë i rëndësishëm për shtetëformimin. Na mbetet neve qytetarëve të shtetit të 30 të aleancës të tregojmë se jemi të denjë për këtë.”, ka thënë Pendarovski.