Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar publikun se helikopterët e armatës nuk kanë mundësi për të fluturuar gjatë natës, transmeton Alsat.
Si rrjedhojë, pritet që herët në mëngjes të nis intervenimi për shuarjen e zjarreve në Koçani.
“Dua të informoj publikun që helikopterët e armatës nuk kanë mundësi teknike për të fluturuar gjatë natës.
Kjo është arsyeja e vetme që do të kyçen gjatë mëngjesit në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Pendarovski.

