Pendarovski i paska ‘sajdisë’ gjitha partitë shqiptare, format i çuditshëm liderësh!

66

Nga Naser Pajaziti/

Presidenti Stevo Pendarovski nesër ka ftuar në takim liderët e partive politike. Formati i çuditshëm! Ky president po na bën shumë kurreshtarë të dijmë se a thua vallë pse përpos Zaevit dhe Mickoskit i paska ‘sajdisë’ krejt liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin, Ziadin Selën, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.
Vërtetë ja vlenë të dijmë nga kabineti i tij më shumë për këtë format të shpifur dhe çka dëshiron të thotë me këtë, ku e ka qëllimin?!

Atëherë, do ishte mirë që edhe kryeministri Zoran Zaev kur të thërrasë takimet e liderëve të përkujdeset për këtë format, e jo ta mbyllet në dhomë vetëm me Mickoskin, pa partitë shqiptare. Në praktikën e deritanishme janë të njohura formatet e takimeve të katër liderëve të partive kryesore: dy partitë më të mëdha në pushtet (një maqedonase dhe një shqiptare) si dhe dy partitë më të mëdha në opozitë ( një maqedonase dhe një shqiptare). Ky model është i imponuar që në periudhën e arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, edhe ate me insistimin e faktorit ndërkombëtarë. Derisa dikush e sheh si çështje më tepër teknike, megjithatë e tërë kjo sajdisje e Pendarovskit ka një sherr, që ec e bjeri në fije!!! Do ishte mirë ta zgjeronte listën e gostisë edhe me Menduh Thaçin, Vesel Memedin, Amdi Bajramin, Goran Milevskin e liberalëve, apo edhe ato liderët e partive turke, etj.