Pendarovski jep lajmin e mirë: Jo më kufizime dhe mbyllje të shtetit

Advertisment

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se shtetet duhet të kenë strategji të tjera për menaxhimin e krizës me virusin dhe jo të rikthejnë kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen ekonomike. Në seancën e Këshillit të Sigurisë nuk u diskutua për gjendjen me pandeminë por Presidenti vlerëson se muajt e kaluar nën kufizime të rrepta duhet të mbeten në histori.

“Ka shumë pak shtete që nëpërmjet masave bëjnë kufizimin e njëjtë si para 3-4 muajsh, në mesin e të cilave ishim edhe ne.

Reklame

Nuk dua që situata me virusin të më përgënjeshtrojë por nëse me pyesni sot, nuk mund ta paramendoj që mund të kthehemi në situatën që të kemi 96 orë policore dhe gjithçka të mbyllet. Mendoj se shtetet duhet të kenë strategji, dhe jam i sigurt se institucionet te ne e kanë dhe nëse kemi numër më të lartë të të infektuarve ose, mos dhashë Zoti të vdekurish, këtë ta zgjidhin me pako masash të tjera. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë që shtetet nuk mund ta përballojnë atë ekonomikisht, madje edhe ekonomitë më të forta, por njerëzit këtë s’mund ta përballojnë as mendërisht”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.