Pendarovski: Koncepti im është NATO, ndërsa pala tjetër kundërshton marrëveshjen e Prespës

16

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski në Veles tha se sot vendi “de facto” është në NATO, ku për disa muaj deri në fund të këtij viti, do të jetë anëtar i aleatit më të fortë ushtarak dhe politik.

Kjo, sipas Pendarovskit, do të thotë rritje e numrit të investimeve të huaja, më shumë vende të punës për të rinjtë tanë, më pak njerëz që emigrojnë, më shumë mundësi për jetë më të mirë në vendin e tyre.

“Të gjithë anëtarët e NATO-s që janë bërë anëtarë në 10-15 vitet e fundit, nga disa rajone dhe në rajonin tonë, vërtetojnë se në vitin e parë pas anëtarësimin në NATO, investimet e huaja janë rritur dy, tri herë më shumë”, thotë Pendarovski.

Ai theksoi dallimin mes atij dhe kandidates kryesore opozitare duke thënë se pas tij ka 31 parti politike së bashku me qytetarët që çon vendin në NATO dhe BE ndërsa në anën tjetër, siç thotë Pendrovski ka koncept ku kundërshtohet marrëveshja e Prespës dhe pengim të anëtarësimit tonë në NATO dhe BE më vonë.

“Qytetarët e dinë këtë herë të bëjnë dallimin mes njerëzve që kanë koncepte të shekullit 19 dhe 20, koncepte që ndërlidhen me nacionalizëm dhe popullizëm, me premtime të parealizuara, dhe koncept që e çojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut te kombet dhe shtetet më moderne dhe më prospektive në botë”, tha mes tjerash Pendarovski.