Pendarovski: Nëse mandati kthehet nga Zaevi, i njejti i jepet Mickoskit

Advertisment

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se ai nuk i ka kërkuar Zaevit garanci për një shumicë të siguruar.

“Unë nuk i kërkova Zaevit, por nëse ai e kthen mandatin, nuk ka garanci që unë do të kërkoj nga Mickoski një shumicë të siguruar”, tha Pendarovski.

Reklame

Pendarovski sqaroi se nuk mund ta mbajë mandatin më sirtar, dhe pavarësisht faktit që ai nuk ka siguruar shumicën prej 61 deputetësh ia ka dorëzuar Zaevit pasi që duhet patjetër të respektohet afati i paraparë prej 10 ditësh, si dhe se Zaev ka qenë i vetmi që e ka njoftuar se është në rrugë për të siguruar shumicën.

“Më së shumti pyetje kishte në çfarë mënyre më ka bindur ai se ka shumicës. Deri në këtë moment asnjëra parti politike nuk ka 61 deputetë, por Zaevi është paraqitur dje dhe më ka thënë se në bisedimet me partitë ai është në rrugë të mirë që të sigurojë shumicën. Deri tani asnjë parti nuk është paraqitur, ndërsa mua më rrjedhin afatet. Nuk mund ta marr mandatin dhe ta ruaj në sirtar, jam i obliguar që ta jap mandatin. Nuk kam qëllim mandatin ta dërgoj në shtëpi dhe të mos ketë institucione që do të formohen.”

Presidenti shtoi se nëse mandati kthehet nga Zaevi, Mickoski do të vijë tek ai për caktimin e mandatit, edhe pse ky i fundit i ka ngrirë marrëdhëniet me Presidentin.

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse asnjëra parti nuk arrin të formojë shumicën nevojshme dhe nëse do të shkohet në zgjedhje të reja, Pendarovski nënvizoi se zgjedhjet e reja mund të shpallen vetëm nëse mblidhen 61 nënshkrime të deputetëve për shpërbërje të Kuvendit, në të kundërtën me këtë situatë ku ka qeveri teknike do të shkohet deri në formimin e Qeverisë./INA