Pendarovski: Nëse një gjeneratë e humb besimin në drejtësi, ajo e ka humbur besimin në shtet

Për drejtësinë nuk janë të mjaftueshme vetëm ligjet, vendimet politike dhe institucionet. Për drejtësinë nevojitet ndryshim i vetëdijes. Prandaj të gjithë ne, politikanë, gjykatës, prokurorë, avokatë duhet të pajtohemi rreth një pune, ndërsa ajo është se nuk guxon në tregtohet me drejtësinë. Nëse një gjeneratë e humb besimin në drejtësi, ajo e ka humbur besimin në shtet, porositi presidenti Stevo Pendarovski në shënimin e 15-të vjetorit të formimit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”.

Ai theksoi se që të mbrohet gjyqësia nga ndikimet potenciale ekonomike dhe politike, pavarësia duhet të jetë jo vetëm formale-juridike, por funksionale dhe financiare.

“Duhet të investohet në kuadrot cilësore të cilat në mënyrë të paanshme, profesionale dhe efikase do ta kryejnë funksionin. Emërimi dhe përparimi i gjykatësve dhe prokurorëve duhet të jetë tërësisht i depolitizuar dhe të bëhet sipas procedurave transparente dhe kritereve objektive, të themeluara mbi sistemin e meritave. Pikërisht në atë e shoh rolin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik i cili ka rol të rëndësishëm në procesin e përgatitjes dhe harmonizimit profesional të vazhdueshëm të kuadrove gjyqësore-të prokurorëve”, tha shefi i shtetit në fjalimin përshëndetës.

Përveç trajnimit, potencoi Akademia njëkohësisht kontribuon edhe për ndërtimin e kulturës së rrezistencës ndaj korrupsionit, ndikimeve politike dhe keqpërdorimit të funksionit gjyqësor dhe të prokurorëve.

Pendarovski theksoi se besimi në gjyqësinë vlen shumë edhe në procesin e pajtimit civil dhe nacional.

Duke sjellur gjykime të drejta dhe të themeluara në fakte dhe të vërteta, potencoi, gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm dhe të ardhshëm do ta përforcojnë perceptimin e qytetarëve se nuk ka të paprekshëm para ligjit.

Prokurorët dhe gjykatësit e tanishëm dhe të ardhshëm, shtoi ai, duhet t’i zotërojnë jo vetëm fushat juridike tradicionale, por edhe risitë në botën bashkëkohore.

Në këto tre dekada, theksoi Pendarovski, në gjyqësinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjykatës dhe prokurorë të shumtë të cilët në mënyrë profesionale dhe me ndërgjegje e kanë kryer funksionin e tyre.