Pendarovski nuk firmos Dekretin e Ligjit për ndërtimet pa leje

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk ka firmosur Dekretin e ligjit për ndërtimet pa leje.
Presidenti me këtë rast ka njoftuar kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se ka vendosur që të mos e firmos Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndërtimet pa leje, informon “tetova1”.

Kuvendi I Maqedonisë së Veriut para 3 ditësh, me procedurë të shkurtuar ka miratuar Ligjin për konstatimin e statusit juridik të obejkteve të ndërtuara pa leje.
Ligji I cili ishte përkrahur edhe nga qeveria edhe nga opozita ishte votuar me 72 vota “Për” dhe 5 “Kundër”. Pesë deputetë ishin “të përmbajtur”.

Reklame

Ky ligj parasheh legalizimin e ndërtimeve të jashtëligjshme të ndërtuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, respektivisht deri në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Ky ligj do të vlejë deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurave që kanë filluar konform ligjit.

 

Nga ky ligj janë përjashtuar ndërtimet e jashtëligjshme në kufijtë e Rajonit të Ohrit ku ka trashëgimi natyroro-kulturore.

Ligjin përfshin objekte të ndërtuara pa leje ndërtimi. Do të lejohet legalizimi I ndërtimeve të jashtëligjshme në parqet kombëtare, rezervatet natyrore, përmendore të kulturës dhe rajone të trashëgimisë së mbrojtur të patundshme kulturore.