Pendarovski: Për momentin nuk ka nëvojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë ka vlerësuar se për momentin nuk ka nëvojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, njofton SHENJA.

“Nuk duhet të shpejtojmë për shpalljen e gjendjes së jashtëzkonshme për dy arsye: e para dhe më kryesorja, thamë se nuk ka nevojë, dhe nën dy, është e qartë se çdo kund në botë për fat të keq kriza do të vazhdojë, kriza nuk është këtu që të ikë për një javë ose dy. Resurset që i kemi ne patjetër t’i shpërndajmë sipas nevojave reale dhe rriziqeve reale”, tha Presidenti.

Reklame

Pendarovski në emër të Këshillit të Sigurisë u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë apsolutisht të gjitha masat që janë parashtruar nga Qeveria sepse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin. /SHENJA/