PENDAROVSKI: REALISHT NUK KEMI BURIME TË MBULOJMË GJENDJE KRIZE NË TËRË TERRITORIN

Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën e sotme për emisionin “Top tema”, duke shpjeguar pse ende nuk është vendosur gjendje krize në të gjithë vendin për shkak të pandemisë koronavirus, theksoi se ne nuk kemi burime për të vendosur gjendje krize në të gjithë vendin.

Ai theksoi se në të dy komunat ku është vendosur gjendje krize – Qendra Zhupë dhe Dibër, ku sipas tij jetojnë rreth 10.000 banorë, janë shpërndarë më shumë se 350 persona, pjesëtarë të armatës dhe policisë, si dhe punonjës të shëndetësisë.

“Më lejoni të shpjegoj se çfarë burimesh kemi, nëse flasim për situatën që kemi në Qendër Zhupë dhe Dibër. Në të dy komunat, kemi mbi 350 persona nga armata, policia dhe punonjës shëndetësie. Për dy komuna sipas regjistrimit kanë 15.000 banorë, ndërsa pyetja është nëse tani kanë 10.000. Pasi është një vend mërgimtarësh. Nëse ky është rasti në të gjitha bashkitë e tjera, objektivisht në 80 komunat, kjo është situatë krize në tërë territorin, me këtë nivel të kontrollit të hyrjes dhe daljes në kufijtë komunal. Ne këtë nuk mund ta arrijmë fizikisht”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se me angazhimin e plotë të ushtrisë, me angazhimin e plotë të policisë dhe punonjësve të kualifikuar shëndetësor, ne nuk mund ta bëjmë atë në tërë territorin.

“Një gjë është të kemi situatë krize në dy komuna, tjetër gjë është të ketë në tre ose katër. Vlerësimi i djeshëm ishte se është mirë të vendoset situatë krize siç disa komuna do të dalin në rend të ditës me virus. E mundur është që Shkupi të shkojë në atë drejtim, nuk është akoma aty, sepse është qytet i madh. Dhe objektivisht kjo shifër, e cila deri tani është zbuluar për numër kaq të madh të njerëzve që jetojnë këtu dhe në zonë, nuk është alarmante që patjetër të vendoset”, vlerësoi presidenti.

Ai theksoi se duhet të merret në konsideratë serioze vendosja e trupave, jo vetëm armata dhe policia, por edhe punonjësit shëndetësorë.

Pendarovski theksoi se sot u shqiptua edhe gjoba e parë ndaj një personi, i cili në kufi nënshkroi se do të jetë në vetëizolim. Siç tha ai, gjobitja shkon deri 1.000 euro, duke theksuar se ka gjoba edhe më të larta për ata që nuk respektojnë masat.

“Nuk ka asnjë shtet në rajonin tonë, as në Evropë që ka masa, të cilat tek ne veçmë nuk janë zbatuar”, potencoi presidenti.