Pendarovski: Sot i kujtojmë të gjithë ato që flijuan jetën e tyre për liri dhe shtet të pavarur

Advertisment

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – Ilinden, Dita e Republikës, i uroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot, kur shënojmë 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, kujtojmë në të gjithë heronjtë e rëndësishëm dhe të parëndësishëm, komitë dhe partizanë të cilët i flijuan jetët e tyre në luftën për liri dhe shtet të pavarur. Falë tyre, sot jetojmë në paqe dhe në shtet personal të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj asnjëherë nuk guxojmë ta harrojmë kontributin e tyre dhe të inspiruar nga vepra e tyre duhet të vazhdojmë të punojmë në mirëqenie dhe prosperitet të shtetit, duke u respektuar mes vete. Duhet të jemi të virtytshëm dhe ta pranojmë sakrificën e tyre, të vetëdijshëm se asgjë as nuk fillon, as nuk përfundon me ne”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Reklame

Sivjet Ilindenin e festojmë me hap të madh drejt realizimit të plotë të qëllimeve strategjike, anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.