Pendarovski “thyen” heshtjen: Rasti “Zhvatja” ka tronditur themelet e shtetit

29
#

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, theu heshtjen duke reaguar për herë të parë lidhur me skandalin “Zhvatja”, ku është përfshirë dhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Kreu i shtetit përmes një deklarate për mediat u shpreh se skandali në fjalë ka tronditur themelet e shtetit dhe ka ndezur revoltën te qytetarët.

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj që të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast të dalin para drejtësisë, përfshi këtu edhe zyrtarët e lartë, pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës”, tha Pendarovski.