Pensionet e janarit rriten për 722 denarë

Advertisment

Rreth 324.000 shfrytëzues të pensionit në vend pensionet e janarit, të cilat do t’i marrin këtë muaj, janë rritur për 722 denarë. Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska në konferencë për shtyp tha se rritja është meritë e stabilizimit të sistemit pensional gjatë dy viteve të kaluara, re formë ,e të cilën, siç tha, janë kursyer më shumë se 3,7 miliardë denarë.

“Por, gjithsesi, rritja bazohet edhe në të ardhurat të cilat janë rritur tek popullata e aftë për punë dhe paga minimale e cila vetëm vitin e kaluar është rritur për 15 për qind, ndërsa paga mesatare për 5 për qind. Ligjërisht u konfirmua harmonizim i tretë shtesë i pensioneve në shtetin tonë për të gjithë pensionistët me rritje prej pesë për qind gjithsej. Me këtë fitojmë që pensioni mesatare këtë vit të jetë 15.500, ndërsa për dy vite e gjysmë ajo është rritur për 1.746 denarë”, tha Carovska.

Reklame

Ajo shtoi se për masën për subvencionim të kontributeve për rritje të pagave Qeveria ka ndarë 2,4 miliardë denarë në buxhetin e MPPS-së të dedikuara për fondin pensional dhe shëndetësor./TV21/