Pensionohet Kryeimami i Myftinisë së Tetovës Ejup ef. Selmani

Advertisment

Në moshën 67 vjeçare, Kryeimami i jonë i nderuar Mr. Hfz. Ejup ef. Selmani shkon në pension.

Hfz. Ejup efendiu lindi më 19.01.1953, në fshatin Nerasht të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlinje. Hifzin e filloi në vitin 1965 dhe e përfundoi në vitin 1967 tek babai i tij Hfz. Setki ef. Selmani. Në fillim të vitit 1969 me udhëzimin e babait të tij, ai mësimet i vazhdon në Siri, kurse në vitin 1970 transferohet në Bagdad. Shkollën e mesme e përfundon në vitin 1974 në Medresenë e Mesme Islame në Bagdad. Kurse në vitin 1974 regjistrohet në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Filozofik dega e Teologjisë. Pas përfundimit të Fakultetit në vitin 1979, ai studimet pas diplomike i vazhdon në të njëjtin Fakultet dega e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe me temë “Arabistika në Jugosllavi”, ku në mars të vitit 1985 ai i përfundon studimet në Bagdat.

Reklame

Pas përfundimit të studimeve në vitin 1988 punësohet si Mualim në xhaminë e fsh. të tij. Kurse nga viti 1989 deri në vitin 1992 ka qenë imam në Qendrën Shqiptare në qytetin Oslo të Norvegjisë.
Ndërkaq në vitin 1992 fillon punën si Kryeimam në Myftininë e Tetovës. Me hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup caktohet ligjërues i lëndës së Kiraetit, ku ka shërbyer deri në vitin 2002. Nga viti 2004 deri më vitin 2007 ka qenë ligjërues i lëndës së Gjuhës Arabe dhe Kiraetit në Medresenë “Isa – Beu” paralelja e vajzave në Tetovë.

E lusim Allahun fuqiplotë që Kryeimamit tonë ta shpërblejë me të mirat e Tij për kontributin e dhënë, si dhe ti jep shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë!