Pentagoni publikon 3 video të UFO-ve

Advertisment

Të hënën, Pentagoni publikoi tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara, shkruan “The Guardian”.
Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

“Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.

Reklame

Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.