Pentagoni: Virusi nuk është vepër e njeriut

Advertisment

Shefi i Shtabit të Bashkuar të armatës amerikane, gjeneral Mark Majlli deklaroi se ende nuk dihet nëse virusi i ri korona rrjedh nga tregjet në Kinë, nga laboratori ose nga ndonjë vend tjetër.

“A vjen nga laborator në Vuhan? A vjen nga tregjet në Vuhan? Apo nga ndonjë vend tjetër? Dhe përgjigjja është: Nuk e dimë”, deklaroi gjeneral Majlli.

Reklame

Por, ai theksoi se virusi nuk është vepër e njeriut.

Edhe eksperti amerikan për sëmundje infektive dhe anëtar i grupit të punës për Kovid-19 i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, mjeku Entoni Fauçi dje deklaroi se nuk ekziston bazë shkencore se virusi i ri korona është krijuar në laborator kinez ose se “ka ikur” nga laboratori pasi ishte marrë nga ndonjë deponi e egër.

“Nëse shihet evoluimi i virusit te lakuriqët dhe se çka po ndodh tani, dëshmitë shkencore tregojnë se nuk bëhet fjalë për manipulim të ekspertëve ose të qëllimshëm. Gjithçka për evoluimin gradual absolutisht tregon se ky virus është zhvilluar në natyrë, ndërsa pastaj ka kaluar nga një lloj në tjetrin”, theksoi Fauçi.

Trampi dhe sekretari shtetëror amerikan javën e kaluar deklaruan se virusi i ri korona është krijuar në laborator në Vuhan.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka marrë kurrfarë dëshmi ose informacione me të cilat do të mbështeteshin zërat se Kovid-19 është krijuar në laborator, si dhe se dëshmitë të cilat i ka OBSH tregojnë për prejardhjen natyrore të Kovid-19.