Për dy ditë janë vaksinuar 453 punonjës shëndetësorë

Në dy ditët e fundit janë vaksinuar gjithsej 453 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në qendrat kovid, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë, imunizimit të punonjësve mjekësorë po zhvillohet pa pengesë dhe me kapacitet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ku janë vendosur gjashtë pozicione vaksinale në Shkup, ndërsa bëhet fjalë në dy turne nga ora 8 deri në orën 20, nga e hëna deri të shtunën.

Në vijim është imunizimi me vaksinën nga prodhuesi “Fajzer”, ndërsa nga fundi i muajit në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe vaksina e prodhuesit kinez “Sinofarm”, prej ku në negociata të drejtpërdrejta janë blerë 200.000 vaksina kundër Kovid-19.

Shteti ynë përmes mekanizmit KOVAKS ka siguruar 833.000 doza të vaksinave. Dërgesa e parë që do të arrijë në vendin tonë do të jetë me vaksinën “AstraZeneka”, nga e cila sasitë e para është planifikuar të mbërrijnë në mars.

“Nga kjo vaksinë për Maqedoninë e Veriut janë paraparë midis 103.200 dhe 175.200 doza, prej të cilave rreth 35 për qind duhet të mbërrijnë në tremujorin e parë, ndërsa të tjerat në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në dërgesën e parë të mekanizimit KOVAKS për vaksina “Fajzer” janë përfshirë vetëm 18 vende, ndërsa nuk janë përfshirë vendet të cilat kanë filluar programe të veta për vaksinim kundër Kovid-19″, kumtuan nga Ministria.

Prej atje theksojnë se të gjitha vaksinat të cilat janë në treg janë zhvilluar në platforma të sigurta, gjegjësisht janë të sigurta për qytetarët.

“Të gjithë prodhuesit e vaksinave kanë dokumente nga agjencitë e tyre kombëtare, ndërsa Fajzeri në mënyrë shtesë është vaksina e cila është regjistruar edhe nga trupi rregullator evropian dhe amerikan për cilësi të ilaçeve”, sqarohet në kumtesën e Ministrisë.

Në vijim është faza e parë e imunizimit në vendin tonë, ndërsa ndërkohë vijon paraqitja në faqen e internetit “vakcinacija.mk”, si dhe përmes mjekut të familjes për të gjithë qytetarët mbi 70 vjet për të cilët vaksinimi fillon menjëherë pas punonjësve shëndetësorë të përfshirë në fazën e parë.

Deri tani në faqen e internetit 58.500 qytetarë kanë shfaqur dëshirë për vaksinim, ndërsa përmes mjekut të familjes 32.917 qytetarë mbi 70 vjeç.