Për fundjavë mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut dhe borës

Advertisment

Nesër në vendet më të ulëta do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në male borë, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Për shkak të uljes së masës më të fortë ajrore gjatë orëve të natës nga e diela dhe të dielën paradite në disa vende do të ketë reshje të borës me intensitet të ulët. Pastaj do të ketë mot stabil me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina.

Reklame

Moti sot është kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura maksimale do të jetë prej 6 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i qetë, me temperatura deri në 8 gradë Celsius.(koha.mk)