Për herë të parë besimtarët myslimanë agjërojnë në karantinë, ekspertja udhëzon si të kalohet ky muaj

Advertisment

Për miliona besimtarë myslimanë sot eshte dita e dyte e muajit te shenjtë te Ramazanit, që për ta do të thotë një muaj agjërim. Mirëpo këtë vit, si asnjëherë më parë për shkak të krizëz me pandemi xhamitë janë mbyllur, prandaj falja dhe lutjet nga myslimanët do të bëhen nga shtëpia.

Agjërimi për besimtarët myslimanë është i obligueshëm pasi që është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame.

Reklame

Por në kohë pandemie ekziston një lloj lehtësie.

“Luftimi i infeksionit kërkon shumë energji”, thotë imunolgia e Universitetit Sussex, Dr. Jenna Maciocchi.

Kështu, periudha e zgjatur e mosngrënies ose pirjes mund të dobësojë sistemin imunitar.

Prandaj është shumë e rëndësishme që ata që agjërojnë të sigurohen që të marrin kalori të mjaftueshme gjatë orëve që ju lejohen të hanë e të pinë, pra në syfyr dhe pas iftarit.

Ajo për çfarë trupi ka nevojë janë: Karbohidratet, proteinat dhe yndyrna. Ide e mirë gjithashtu është që gjatë kësaj kohë të provohen shumëllojëshmëri ushqimesh, si pemë, perime por edhe ushqim bishtajor e fasule.

“Edhe ngrënia e tepërt por edhe mosngrënia, të dyja këto mund të ndryshojnë sistemin imunitar, kështu që mënyra më e mirë për të ndihmuar veten është të mbani një ekuilibër, një lloj energjie të balancuar”, thotë Dr. Maciocchi.

Gjithashtu sipas Dr. Maciocchi, ekzistojnë edhe disa aspekte tjera se si të kujdeseni për shëndetin tuaj në këtë kohë karantine gjatë agjërimit. Gjumë i mjaftueshëm, ushtrime fizike që ndihmojnë në zhdukjen e stresit, në këtë mënyrë ndihmoni veten duke u kujdesur për sistemin tuaj imunitar.

Megjithatë, mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj është parandalimi i ekspozimit ndaj virusit.

Pjesa më e madhe e rrezikut mund të shmanget nga larja e duarve dhe, për ata që munden, të qëndrojnë në shtëpi.

Personat që kanë probleme shëndetësore

Njerëzit që janë të sëmurë dhe ndjehen të dobët janë të liruar nga agjërimi, përfshirë edhe ata me Covid- 19.

Gjithashtu, personat që kanë komplikime me diabet nuk rekomandohet të agjërojnë.

Daniel Howarth, shefi i Departamentit për Diabet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ekzistojnë disa kushte për ata që janë me diabet dhe dëshirojnë të agjërojnë. Sipas tij, këta persona duhet të ushqehen me karbohidrate me kujdes të shtuar, të hanë bukë integrale dhe oriz, gjithashtu të masin shumë shpesh tensionin dhe sheqerin në gjakë.

Ndërkaq për personelin shëndetësor të cilët kujdesen për pacientët me Covid- 19 në këtë kohë, Këshilli i Myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka planifikuar disa udhëzime shtesë që të mos rrezikojnë vetveten dhe as pacientët. Mjekët dhe infermierët që e kanë të vështirë dhe punojnë me orar të zgjatur janë të liruar nga agjërimi.

Studimet e fundit nëse agjërimi është i dëmshëm ose jo, tregojnë se mosushqyerja gjatë muajit të Ramazanit ndikon në përshpejtimin e rigjenerimit të trupit, duke bërë që qelizat e vjetra të vdesin dhe të zëvendësohen me të reja.