Për herë të parë del në publik dueti i Sabriut me Neren (VIDEO)

Advertisment

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës.

Ndryshe Sabriut i është dhënë edhe epiteti ikona e muzikës shqiptare, madje me shumë të drejtë, pasi që muzika e tij ka vite që fle në zemrat e adhuruesve, shkruan “Kosovarja”.

Reklame

Ndonësë është 77 vjeçar por fizionomia e tij nuk lë të njëjtën përshtypje. Këngë pas kënge e hit pas hiti Sabriu pavarësisht moshës nuk e ka ndërmend të ndalet.

Rrugës së tij ka shkuar edhe i biri Ermal Fejzullahu e më herët edhe vajza e tij Bulza por që nuk i zgjati shumë.

E ky talent jo edhe rastësisht, pasi që dikur Sabriu kishte një duet bashkë më gruan e tij Nerën.

Iu sjellim videon nga arkiva, ku çifti i njohur Fejzullahu dikur ia thonin këngë se bashku./Kosovarja/.