Për herë të parë në Tetovë edhe Armata në ndihmë policisë për mbajtjen e rendit para objekteve

Advertisment

Pjesëtarë të armatës prej sot edhe në Tetovë filluan të bashkëpunojnë me nëpunësit e policisë në mbajtjen e rendit për hyrje në objektet të cilat funksionojnë – bankat, kompanitë e telekomunikimit dhe marketet ku zakonisht grumbullohen shumë persona. Deri te ky bashkëpunim erdhi pasi Komuna kërkoi nga institucionet shtetërore që të ndihmojnë në ruajtjen e rendit para objekteve, ndërsa për këtë kryetarja Teuta Arifi bisedoi edhe me presidentin Stevo Pendarovski i cili ishte për vizitë në Tetovë të martën.

“Sa i përket bashkëpunimit me Armatën në mbledhjet e Shtabit të Krizës kemi edhe anëtarë të kazermës, në mbledhje me presidentin Pendarovski u morëm vesh që Armata të jetë në ndihmë për ruajtjen e rendit gjatë ndalesës për lëvizje dhe në situatë kur ka grumbullime të shumë personave para bankave”, deklaroi Teuta Arifi.

Reklame

Nga policia në periudhën e kaluar nuk kanë evidentuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike para objekteve dhe bankave, kompanive të telekomunikimit dhe marketeve. Edhe më tutje vërehen vetëm individë të cilët e shkelin orën policore dhe lëvizin gjatë terminëve për lëvizje të kufizuar. Në 24 orët e kaluara në rajonin e Tetovës janë evidentuar tre persona të cilët e kanë shkelur masën pas çka janë privuar nga liria. fc/