Për herë të parë që nga themelimi, bëhet rikonstuimi i shkollës në fshatin Çiflik

Advertisment

Duke parë që nxënësit e këtij fshati ballafaqoheshin me kushte të vështira, në një objekt i cili ishte ndërtuar gjatë periudhës së viteve 1993-1994, u përcaktuam që fokusi ynë të jetë përmirësimi i kushteve në këtë shkollë.

Që atëherë nuk ka pasur ndonjë intervenim rrënjësor, përveç se një intervenim i vogël në periudhën gjatë vitit 2011/12, vetëm se në pjesën e ndërrimit të dritareve.

Reklame

Shkolla ka qenë në gjendje të mjerueshme, sidomos në pjesën e nyjeve sanitare, përfshirë edhe mungesën e hapësirës për zyrat e personelit ( pedagogut dhe sekretarit).

Me realizimin e këtij projekti, kjo shkollë morri një pamje krejtësisht të re.
Nxënësit e kësaj shkolle do të fillojnë vitin shkollor në një ambient me kushte të përshtatshme për mësim.


Le ta gëzojnë gjeneratat në vëzhdim! Suksese në vitin e ri shkollor!
Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC, në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillit komunal”,

realizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara -UNDP”, thuhet në informacionin e shpëndarë nga Blerim Sejdiu-kreu i Komunës së Zhelinës