Për katër vite më tepër se 4 mijë nëpunës i janë shtuar administratës shtetërore

Advertisment

Edhe LSDM edhe VMRO kur janë në opozitë kritikojnë se Administrata publike është e stërngarkuar, por këtë fakt e harrojnë kur vijnë në pushtet. E numri i administratorëve vazhdimisht rritet.
“Administrata publike është e stërngarkuar dhe me kuadër jokompentent”, deklaroi Maja Sllaveva nga VMROja.

“Pasqyra për administratën është e madhe, e ngadalshme, e partizuar dhe joefikase”, theksoi Julijana Siljanovska nga LSDM. Vetëm brenda 4 vjetësh, numri i administratorëve është rritur për rreth 4 mijë.

Reklame

Kështu së paku flasin të dhënat e regjistrit të të punësuarve në sektorin publik që nga viti 2015të deri në vitin 2018të që përgatitet nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

 

Sipas këtyre të dhënave në vitin 2015 kishte 128 347 administrator, në vitin 2016 kishte 129 653, në vitin 2017 kishte 128 722 dhe në vitin 2018 kishte 132 068 administrator.

Ashtu edhe siç mund të shihet, të dhënat flasin vetëm për 4 vitet e fundit. Për vitet paraprake nuk ka të dhëna, sepse nuk është mbajtur evidencë , deklaruan nga Ministria e Administratës.
“Të dhënat i kemi vetëm nga viti 2015të dhe jo më herët, sepse nuk është mbajtur evidencë më parë për këto të dhëna”, thonë nga Ministria e Administratës. Sipas të njëjtave të dhëna, numri më i madh i administratorëve, mbi 4 mijë është në ministritë, në organet ministrore dhe në ente shtetërore.

Në organet e vetëqeverisjes lokale, numri i administratës llogaritet në bazë të përfaqësimit etnik të të punësuarve, dhe jo në bazë të asaj se sa administratorë ka për kokë banori. Por, çështja e administratës është notuar edhe nga Komisioni Evropian, për pjesën e departizimit.

“Janë të nevojshme përpjekje për të përmirësuar përgjegjësinë e administratës dhe të parandalohet politizimi i saj”, thuhet në Raportin e KEsë.
Eurostat nuk ka të dhëna se sa administratorë ka në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe prandaj nuk mund të bëhet një paralele se në çfarë gjendje mund të ishte edhe Maqedonia dhe a ka përmbushur kriter për të qenë anëtare e BEsë./TV21