Për largimin e Princ Harry dhe Meghan, Trump jep deklaratën më të çuditshme

Advertisment

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dha një intervistë për gazetaren konservatore Laura Ingraham në të cilën foli për situatën në Iran dhe dënimin e tij me votë. Gjatë bisedës, ai preku edhe vendimin e Princ Harry-t dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

“Mendoj që është e trishtë. Vërtet. Mendoj që është e trishtë. Ajo është një grua e shkëlqyer. S’ka gabuar kurrë. Nëse kërkon, do të vësh re që ka qenë e pacen,” thotë Trump në një pikë të intervstës. “Nuk dua t’i futem kësaj bisede, por kam shumë respekt për Mbretëreshën. Nuk duhet t’i ndodhte kjo.”

Reklame

Pra, në lidhje me Harry-n dhe Meghan, Trump flet për Mbretëreshën? Sepse asaj s’duhet t’i ndodhte kjo? Jo Harry-t dhe Meghan që u është bërë jeta ferr nga tabloidët? Ok, Trump.

Trump e shpreh gjithmonë haptazi simpatinë për monarken britanke, por po kështu ka shprehur disa herë edhe mospëlqimin ndaj Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Para se të martohej me Princ Harry-n, Meghan e quajti Trump-in “mizogjen” dhe tha se do të shpërngulej në Kanada, nëse ai fitonte zgjedhjet e 2016-s. Sipas deklaratës për shtyp, çifti do të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikën e Veriut. Për momentin, mbetet e paqartë nëse kjo do të thotë në Sh.B.A., Kanada apo një kombinim i të dyjave.

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar në 2019-n, Trump iu referua Meghan si “e ndyrë” gjatë një interviste me The Sun.