Për momentin 1.920 raste aktive me Kovid-19, mes të infektuarve edhe të punësuar në kopshte

Advertisment

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është rritur në 1.920. Më shumë të infektuar ende ka në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa prej dje filluan të shënohen raste të reja edhe nëpër disa kopshte në shtet edhe atë pas vetëm tre ditëve nga hapja e tyre.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i pandemisë arrin 15.694. Numri i pacientëve të shëruar është 13.128, ndërsa 646 kanë vdekur.

Reklame

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 164.639 testime të kovid-19.

Nga 1.507 testet e bëra më shumë rastet e reja janë regjistruar në Shkup- 43, Kumanovë-10, Dibër- 3, Shtip- 4, Prilep- 9, Tetovë-12, Strugë- 7, Veles- 2, Manastir- 3, Ohër- 1, Kavadar- 3, Gostivar- 9, Gjevgjeli -2, Strumicë- 11, Kriva Pallankë- 1, Radovish- 2, Koçan- 5, Makedonski Brod- 1, Vinicë- 3, Dellçevë- 2, Sveti Nikollë- 3, Kërçovë- 2, Resnjë- 2.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 134 pacientë të shëruar, ndërsa katër të vdekur.

Në Shkup mbizotëron numri i rasteve aktive edhe atë më shumë në Çair – 52, Gazi Babë -71, Aerodrom – 99, Karposh – 66, Qendër – 72, Kisela Vodë – 53, Gjorçe Petrov – 33, Butel -36, Shuto Orizarë -12, Studeniçan – 11, Saraj -17, Haraçinë – 8, Ilinden -11, Sopishte – 4, Çuçer Sandevë – 2, Petrovec – 4 dhe Zelenikovë -1.

Virusi filloi të përhapet edhe në kopshtet. Në konkludim me ditën e djeshme, janë regjistruar raste pozitive në kopshtet në Shkup, Manastir dhe Shën Nikollë.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje informuan se bëhet fjalë për një të punësuare të infektiar në kopshtin “Majski Cvet”-Manastir-objekti “Koca Vasilevska”. Në rastin tjetër bëhet fjalë për një të punësuar në kopshtin “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup.

Lidhur me rastin e parë, nga ana e Komisionit për sëmundje infektive është realizuar kontakt me prindërit e fëmijëve dhe janë izoluar vetëm fëmijët e atij grupi.

Nga Ministria theksuan se në pajtim me vlerësimet e Komisionit, nuk ka rrezik për grupet tjera nga objekti dhe ata mund të vazhdojnë me punë dhe pranimin e fëmijëve. Me këtë rast në izolim shtëpiak janë edhe pesë të punësuara të tjera në kopshtin e njëjtë deri më 15 shtator, nga kontakti i fundit me të punësuaren e infektuar në kopsht.

Për të gjithë pesë fëmijët të cilët ishin në grupin e të punësuarës pozitive me Kovid-19, është dhënë propozim për mbikëqyrje shëndetësore në pajtim me 23 shtatorin. Lidhur me këtë kopsht, potencojnë nga Ministria, merren të gjitha masat për dezinfektimin e objektit dhe hapësirës së kopshtit.

“Rasti i dytë, bëhet fjalë për një të punësuar në kopshtin ‘Rade Jovçevski-Korçagin’ e cila nga 9 shtatori nuk është në vendin e punës dhe nuk ka kontakt me pranimin e fëmijëve në periudhën kur kopshtet filluan me punë, pranim dhe kujdes të fëmijëve. Në pajtim me rekomandimin e epidemiologëve, ku është paraqitur rasti, nëse deri të dielën 13 shtator nuk paraqiten punëtorë me simptoma objekti mund të vazhdojë të punojë normal nga e hëna”, thonë nga MPPS.

Gjithashtu edhe e punësuara në kopshtin “Rahilka Goneva” në Shën Nikollë është pozitive me Kovid-19, treguan edhe rezultatet zyrtare nga testimi. Për atë që ka pasur simptoma të virusit, të mërkurën dyert e këtij objekti nuk u hapën për 110 fëmijë. (koha.mk)