Për një javë, 92 vi ktima dhe 5091 raste të reja në Maqedoni

Advertisment

Në Maqedoninë e Veriut, nga e Hëna deri të Premten, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë, janë regjistruar 5091 raste të reja me COVID-19 dhe 92 viktima. Në total, rastet e infektimeve janë 37.499, prej të cilëve 13.568 janë aktive, kurse numri I personave që kanë humbur betejën me covid shkon në 1096. Përvec shkallës së lartë të rasteve pozitive që rezultojnë nga testimet, shqetësuese paraqitet edhe mungesa e kapaciteteve spitalore për të trajtuar pacientët me covid.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe në mëngjes ka takuar drejtues të disa Klinikave të Shkupit që janë pjesë e personelit mjekësor në klinikat interne, ku njoftoi se prej sot vehen në dispozicion 150 shtretër për të mjekuar covid-pacientët. Aktualisht nëpër covid-spitalet trajtohen 895 pacientë.

Reklame

Opozita në Maqedoninë e Veriut, kërkon krijimin e një Qeverie të ekspertëve me profesionistë të fushës, që do ta menaxhonte situatën e rënduar me COVID-19. Ata kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri Filipçe.