Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural u kujton të gjithë atyre që janë të interesuar të bëjnë kërkesë për masën 1 “Investime në mjete materiale të bizneseve bujqësore” se afati po afrohet fundi i afatit të aplikimit.

“Të gjithë të interesuarit për të përdorur fonde nga programi IPARD 2 duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e plotë në zarf të mbyllur të shënuar, Mos e hapni, për Thirrjen Publike IPARD Nr. 01/2020, drejtpërdrejtë në zyrën e Agjencisë ose ta dërgojnë atë me postë në Adresën: Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Blvd. “Brigada e 3-të Maqedonase” Nr 20 (ndërtesa e Makedonia Tabak blloku C) 1000 Shkup. I gjithë dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet jo më vonë se të shtunën tjetër (1 gusht 2020), njofton Agjencia.

Sipas drejtorit të AMFBZHR, Nikolçe Babovski, kjo masë është menduar dhe ofron mundësinë për investime në sektorët e prodhimin e bimëve, blegtoral, përpunimin dhe tregtimin e drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor, prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme për konsum të vet.

“Në këtë thirrje publike traktorët nuk janë investim i pranueshëm”, thekson Babovski.

Mbështetja financiare me kërkesë individuale jepet si një grant i pakthyeshëm në shumën prej 60 për qind të vlerës së shpenzimeve të pranueshme të investimeve për këtë masë. Përqindja rritet në 65 për qind për investime në bizneset bujqësore, të menaxhuara nga fermerë të rinj (persona fizik të moshës 18 deri në 40 në ditën e paraqitjes së kërkesës për ndihmë financiare) dhe 70 përqind për investime në njësitë bujqësore në zonat malore. sn/

SHARE
Previous articleSulmohen faqet e internetit të ministrive (VIDEO)