Për një muaj në Tetovë janë zbuluar 50 automjete pa licenca për transport publik të udhëtarëve

Advertisment

Policia e Tetovës në kuadër të aktivitete të përforcuara të kontrollit të transportit publik të udhëtarëve në 30 ditët e fundit ka zbuluar 50 automjete të cilat e kanë kryer këtë veprimtari pa poseduar leje përkatëse gjegjësisht licenca.

Pesëdhjetë automjetet e sanksionuara janë autobusë ndërurban dhe lokal, furgona dhe taksi.

Reklame

“Në bashkëpunim me Repartin për Krim Ekonomik, të gjithëve u janë përgatitur kallëzime penale përkatëse sipas nenit 284 A nga Kodi Penal dhe do të përballen me sanksione të parapara në para dhe të tjera”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Krahas kontrollit të licencave, nga mesi i javës së kaluar, sipas Josifoskit, kontrollohet edhe zbatimi praktik i vendimit qeveritar për 50 për qind shfrytëzim të kapaciteteve në transportin publik. as/ar/